Informacion për spektatorët
Të gjithë ata spektatorë që dëshirojnë të ndjekin nga afër garën Hill Climb “Trofeu Skënderbej 2021” e kanë shumë të thjeshtë që të na gjejnë. Eventi zhvillohet në Malin e Krujës, vetëm 3 kilometra larg qytetit (5 minuta me makinë) dhe 10 kilometra larg aeroportit “Nënë Tereza” për ata që mbërrijnë nga jashtë. Është një pikë mbërritje e afërt në qendër të Shqipërisë për këdo që dëshiron ta ndjekë garën nga afër. Por, të gjithë spektatorët duhet të respektojnë rregullat e sigurisë përpara, gjatë dhe në përfundim të garës për të shmangur incidentet e mundshme. Më poshtë një video se si të respektoni rregullat gjatë ndjekjes së aktivitetit.